75 Mall Live Search
12:21 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Hajnit i gjinden në shtallë plot gjësende të vjedhura, policia e arreston atë

Pas një pune hetimore me urdhër të gjykatësit është bërë bastisja e një ferme në Mitrovicë.

Në të janë gjetur dhe konfiskuar gjësende të ndryshme që dyshohet se janë të vjedhura nga i dyshuari mashkull kosovar.

Dyshohet se i njëjti ka kryer edhe vepra të tjera te vjedhjeve.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje. Ndërsa gjësendet e vjedhura iu kthehen të dëmtuarve./Indeksonline/