75 Mall Live Search
13:51 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Hajredin Kuçi bën thirrje të votohet Xhavit Haliti me nr.7

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta votojnë Xhavit Halitin për deputet.

Duke folur për rolin dhe kontributin e Halitit, Kuçi, ka thënë se Xhavit Haliti është themeluesi i themeluesve të UÇK-së.

Këto komente, Kuçi i ka bërë mbrëmë në tubimin e PDK-së në vendlindjen e tij në Llutugllavë të Pejës.

Xhavit Haliti mban numrin 7 në listën e PDK-së.