75 Mall Live Search
11:08 / E Shtunë, 27 Gusht 2022 / Gj. Sh

Hajrizi: 98% e studentëve që përfundojnë studimet në UBT punësohen menjëherë

Drejtori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka thënë se studentët e këtij kolegji kanë shkallë të lartë të punësimit pas përfundimit të studimeve.

Hajrizi në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se kanë statistika se 98% e studentëve që përfundojnë studimet në UBT, punësohen menjëherë apo janë gati të punësuar.

“Na nuk kemi asnjë student që është i pa punë. Kemi statistikë për mos me thënë 100% sepse del kshtu pak ideale por 98% e studentëve që kryejnë studimet punësohen menjëherë ose janë gati të punësuar”, ka deklaruar ai.

Ai tha se studentët e UBT-së janë të punësuar në media e në fusha tjera.

“Tek mediat, studentët tanë janë të punësuar. Nëse shkojmë te IT apo te mjekësia, sepse kërkesat janë të mëdha. Ne kemi punuar shumë”, theksoi Hajrizi.