75 Mall Live Search
08:10 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / G T

Hajrizi mesazh tifozëve “dardanë”: Pa ju s’jemi asgjë!

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Kreshnik Hajrizi, kërkon mbështetjen e tifozëve “dardanë” për ndeshjen e së premtës ndaj Sllovenisë.

Gjatë një interviste për faqen zyrtare të FFK-së, Hajrizi u shpreh i lumtur që bën pjesë në këtë grumbullim dhe tregon se gjithçka po shkon mirë para duelit, shkruan Indeksonline

Ai po ashtu fton tifozët të jenë me numër të madh të premtën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku zhvillohet ndeshja.

“Atmosfera është shumë e mirë. Stërvitjet po shkojnë shumë mirë dhe jemi duke u përgatitur për Slloveninë. Inshallah një rezultat pozitiv”.

Mesazhi për tifozët: “Ejani me na përkah, se pa ju s’jena kurgjo…”./Indeksonline/