75 Mall Live Search
21:36 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / Gj. Sh

Hajrizi reagon për herë të parë pasi u quajt tradhëtar nga disa tifozë të Trepçës, flet për të ardhmen

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrzi, ka reaguar për herë të parë pasi u quajt tradhëtar nga disa tifozë të ”Torcidave”.

Ai ka thënë se individët që tentonin ta dekoncentronin nga loja duke esharë dhe quajtur tradhëtar e morën përgjigjen e merituar, shkruan IndeksOnline.

Hajrzi bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë pjesë e Trepçës edhe në vazhdim.

Postimi i plotë:

Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime. Krejt këto janë vetja ime!

Si lojtar profesionist e kisha për detyrë fitoren e Trepçës. Atë do të vazhdojë ta synojë për sa kohë me lejon shëndeti dhe qyteti!

Individët që tentonin të më dekoncentronin nga loja duke më sharë dhe quajtur tradhëtar e morën përgjigjen e merituar. Vullnetin e qytetarit nuk ka forcë që e ndalon. Ajo duron, por në fund triumfon!

Qëllimet tona të përbashkëta nuk duhet të kërcënohen nga individë destruktiv. Bashkimi është sinergji. Jemi të obliguar që këtë singjeri ta ruajmë. Sidomos tani kur ndodhemi përpara lojërave më të rëndësishme në historinë e klubit tonë të zemrës, TREPÇA!

Vazhdojmë

/IndeksOnline/