75 Mall Live Search
00:03 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / F.R

Hajrulla Çeku me qytetarët në Bregun e Diellit: Prishtinës i duhet një qeverisje që kujdeset për lagjet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka dhënë sinjale të qarta për një angazhim më të madh në kryeqytet, në një kohë kur po përflitet si një ndër kandidatët potencialë për kryetar të Prishtinës.

Në një postim në rrjete sociale, Çeku tha se ndryshimi për Prishtinën është i domosdoshëm, duke theksuar nevojën për një qeverisje më afër qytetarit dhe më të ndjeshme ndaj sfidave të përditshme nëpër lagje.

“Qytetin tonë do ta qeverisim bashkë me ju, me banorët e çdo lagjeje dhe me zërin e secilit qytetar. Prishtinës i duhet një qeverisje që kujdeset për lagjet, që nuk lë askënd pas dhe që e bën jetën më të lehtë e më dinjitoze për të gjithë,” shkroi Çeku./IndeksOnline/