75 Mall Live Search
19:41 / E Premte, 03 Tetor 2025 / F.R

Hajrulla Çeku në takim me kompaninë gjigande Gjirafa

Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Prishtinën, z. Hajrulla Çeku, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, zhvilluan një takim me Mërgim Canhasin, themelues dhe CEO i Gjirafa, si dhe me Dren Shabanin, udhëheqës i strategjisë së kompanisë.

Me ta u diskutua mbi arritjet dhe potencialin e jashtëzakonshëm të Kosovës në këtë fushë.

U theksua edhe se teknologjia është një prej shtyllave kryesore të programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Vizioni i Lëvizjes e ka në qendër zhvillimin ekonomik lokal përmes inovacionit dhe teknologjisë.

Programi parashikon infrastrukturën të plotë për sektorin e ICT në kryeqytet, si Kulla e ICT, Parkun Teknologjik në Bërnicë dhe shumë projekte të tjera që mund t’i gjeni në www.hajrullaceku.com.