75 Mall Live Search
22:39 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / H F

Hajrulla Çeku prezanton prioritetet për Sofalinë, Bledin dhe Taukbahçen

Në një tubim me banorët e lagjeve Sofali, Bled dhe Taukbahçe, në shkollën “Gjergj Fishta”, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, prezantoi prioritetet kryesore të programit qeverisës për këtë zonë.

Çeku tha se fokusi i mandatit të parë do të jetë përmirësimi i infrastrukturës bazike dhe investime direkte ne shërbimet publike për qytetarët e këtyre lagjeve.

Ndër projektet që do të realizohen gjatë mandatit të parë sipas Çekut do të jenë:

– Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, veçanërisht në Sofali dhe Bled.

– Rregullimi i kanalizimit fekal tek shkolla “Normale”.

– Ndriçimi i të gjitha rrugëve në lagje, përfshirë edhe parqet.

– Ndërtimi i QMF-ve për Sofali, Bled dhe Taukbahçe.

– Dy çerdhe të reja publike ose me bazë në komunitet.

– Linja të reja të transportit publik.

– Lidhja e lagjeve Vneshta dhe Bledi përmes rrugës së re.

– Mirëmbajtja e parkut në Taukbahçe, përfshirë tualetet publike dhe krojet.

– Renovimi dhe mirëmbajtja e Pishinës së Gërmisë.

– Ndërtimi i tregut të lagjes (lagjeve)

Hajrulla Çeku e përmbylli këtë tubim duke theksuar se ky do të jetë një rrugëtim i përbashkët me qytetarët në kapitullin e ri të Prishtinës funksionale dhe të jetueshme  për të gjithë.