Hajrulla Çeku takon arkitektët dhe urbanistët e Prishtinës
 
				Në kuadër të prezentimit dhe diskutimit për projekte me profesionistë të fushave të ndryshme, Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka mbajtur një takim me arkitektë dhe urbanistë të Prishtinës.
Gjatë bashkëbisedimit, Çeku tha se u diskutua për rëndësinë e miratimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe hartave zonale, si instrumente kyçe për planifikimin e mirëfilltë urban të kryeqytetit dhe zhvillimn e drejtë e funksional të tij.
“Ky është momenti për ta përcaktuar drejtimin nga po shkon Prishtina, me planifikim profesional, konsultime me komunitetin dhe përfshirje të palëve të interesit,” theksoi Çeku.
Me qëllim të një Prishtine funksionale e të jetueshme, Hajrulla Çeku tha se bashkëpunimi me profesionistët e fushave të ndryshme do të vazhdojë edhe pas fitores.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                