Hajrulla Çeku takon komunitetin e Esports
Lojtarë, streamers dhe kontribues të fushës së lojërave elektronike ishin pjesë e takimit të sotëm me kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.
Në këtë takim u diskutua për përvojën e vitit të kaluar të organizimit të Kampionatit të Esports në Prishtinë, nismën e EsportsHub dhe rëndësinë e lidhjes së rinisë me teknologjinë.
Projekte si këto, Çeku i vlerësoi si mundësi për zhvillimin e kryeqytetit kreativ e inovativ.

