75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / A. M.

Hajrullah Çeku pritet të jetë ministër në qeverinë “Kurti 2”?

Emra të rinj pritet t’i bashkohen kabinetit të Qeverisë së Albin Kurtit. Njëri prej tyre është edhe Hajrullah Çeku.

Indeksonline mëson se prizrenasi, që në zgjedhjet e 14 shkurtit mori 17.674 vota, pritet të jetë pjesë e Ekzekutivit.

Ndonëse s’është bërë publike ende, burimet tona tregojnë se Çeku sipas gjitha gjasave do ta drejtojë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

May be an image of 2 people

Ndryshe, ai më parë ishte zëvendësministër në Qeverinë e Edi Ramës, në Shqipëri. Ai për një kohë drejtoi dikasterin e Turizmit.  /Indeksonline/