22:11 / E Hënë, 26 Shkurt 2024 / FR

Hajrush Behluli del nga spitali, ja mesazhi i tij nga shtëpia

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtarës së njohur Shkurte Fejza, para disa ditësh është goditur nga një veturë në qendër të Prizrenit.

Behluli ka reaguar për herë të parë pasi goditjes, ku njoftoi se gjatë ditës së sotme është liruar nga spitali, shkruan Indeksonline.

Ai ka shkruar së po ndjehet mirë kur po i shoh gruan time dhe fëmijët të lumtur sepse kanë parë dhe përjetuar skena të dhimbshme dhe gati të pashpresa sidomos oret e para.

“Të dashur miq para tri dite siç jeni informuar pata një goditje nga një veturë tek kaloja në rrugë  dhe falë Zotit shpëtova pa pasoja të rënda . Sot kam dal nga spitali dhe  jam kthyer në shtëpi pranë familjes. Po ndjehem mirë kur po i shoh gruan time dhe fëmijët të lumtur sepse kanë parë dhe përjetuar skena të dhimbshme dhe gati të pashpresa sidomos oret e para.E mendoj sa vlere te madhe ka te jesh mes njerëzve tu e te mos lodhesh  per asgjë  veq shendetit. Ju faleminderit për kujdesin, thirrjet, vizitat dhe gjithçka që keni bërë në përkrahjen time dhe të familjes.Uroj që mos t’a përjetoj askush të keqen.

Zoti ju ruajtë e ju bekoftë kudo që jeni:, ka thënë Behluli./Indeksonline/