‘Hajt Hajt’ pesë milionë brenda javës, Butrint Imeri feston me shampanjë
Nuk ka shumë kohë që është publikuar por brenda një jave ka arritur të grumbulloj pesë milionë klikime në Youtube.
Kënga ‘Hajt Hajt’ është njëra nga hitet e verës deri më tani, transmeton Indeksonline.
Këtij suksesi i është gëzuar këngëtari i njohur, Butrint Imeri.
Ai ka publikuar një video duke hapur një shampanjë për këtë sukses të tij.
Por ky nuk pritet të jetë projekti i vetëm i Butrint Imerit. Ai gjatë verës do të publikoj edhe këngë të tjera./Indeksonline/