Hajvali, gruaja kërcenon me vdekje burrin dhe fëmijët e saj

Një grua nga Hajvalia, përmes telefonit, ka kontaktuar bashkëshortin e saj, të cilin e ka kanosur me vrasje, atë dhe fëmijët.
E dyshuara, paraprakisht ishte larguar nga shtëpia, me datë 16 prill.
Rastin në polici e ka raportuar bashkëshorti i saj, raporton Indeksonline.
E dyshuara nuk është hasur nga policia.
Rasti po hetohet.