11:23 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / OSH

Hajvali/ Prindi njofton Policinë se vajza i ka shkuar në shkollë dhe nuk i është kthyer më

Gjatë ditës së djeshme një prind në fshatin Hajvali është ankuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij e mitur është zhdukur.

Sipas raportit të Policisë, vajza kishte shkuar në shkollë dhe nuk ishte kthyer më.

Prindërit ende nuk kanë asnjë informacion në lidhje më të bijën e tyre.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin./Indeksonline/