10:09 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hajvali, sulmohet dhe ngacmohet një grua në shtëpinë e saj

Një grua nga fshati Hajvali, ka raportuar se gjatë ditës së djeshme, përderisa ishte në shtëpinë e saj është sulmuar dhe ngacmuar nga tre persona.

Sipas njoftimi të policisë, të dyshuarit e sulmit janë dy meshkuj dhe një femër të cilët edhe janë ndaluar.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/