09:10 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Hajvalia, vendgrumbull i gomave të automjeteve

Lagjja “Hajvalia” në Prishtinë po del të jetë vendi i gomave të veturave, shkruan IndeksOnline.

Kjo pasi që duket se banorët po i hedhin gomat e pa përdorura në një pjesë të kësaj lagjeje.

Në një fotografi shihet një numër i madh i tyre të grumbulluara.

Këtë problem një qytetar e ka raportuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”.

E një koment qesharak i një lexuesi, që u bë në këtë fotografi është “Janë duke i bërë gati për 1 maj”./IndeksOnline/