75 Mall Live Search
10:15 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Hakerat sulmojnë njeriun më të pasur në botë, i zbulohen mesazhet private

Një hetues i udhëheqësit të Amazon, Jeff Bezos, thotë se Arabia Saudite ka hakuar telefonin e Bezos dhe i është qasur të dhënave te tij.

Gavin de Becker ishte punësuar nga Bezos për të gjetur se si mesazhet e tij private u zbuluan në tabloidin “National Enquirer”.

De Becker e lidhi hakimin e mbulimit të Washington Post për vrasjen e shkrimtarit saudit Jamal Khashoggi me Konsullatën Saudite në Stamboll.

Arabia Saudite ende nuk ka komentuar lidhur me këto pretendime.

Bezos ka në pronësi Uashington Post.

De Becker tha se ai i kishte dorëzuar gjetjet e tij zyrtarëve federalë të SHBA-ve.