11:59 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hakerë nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut sulmojnë institucionet spanjolle

Institucionet qeveritare dhe kompanitë private në Spanjë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike, ndërsa agjencitë shtetërore pohojnë se në këto sulme kanë gisht: Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.

Gjatë muajve të fundit janë regjistruar madje 36 sulme kibernetike mbi institucionet shtetërore dhe shumë kompani private në Spanjë, shkruan në artikullin e gazetës spanjolle “El Pais”, e cila i referohet Qendrës Kombëtare të Kriptologjisë pranë Shërbimit Inteligjent të Spanjës.

Në artikull, po ashtu thuhet se në sulme kibernetike ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, bankave, zyrat e avokatëve dhe kompanive ushtarake, kanë gisht grupe kibernetike me seli në Rusi, Iran, Kinë dhe Kore e Veriut.

Është zbuluar se bëhet fjalë për grupe hakerësh APT29 dhe Snake (Rusi), APT39 dhe APT33 (Iran), Banda Kobalt (Kore e Veriut) dhe Emissary Panda (Kinë).