75 Mall Live Search
21:52 / E Hënë, 22 Mars 2021 / OSH

“Haki Abazi ecën vetëm” – asnjë post në Qeverinë Kurti II

Në Qeverin Kurti I ishte njeriu i dytë, por Haki Abazi nuk është askund në Kurti II.

Abazit nuk i është besuar asnjë pozitë në Qeverinë Kurti II, tash ai ka mbetur vetëm si deputet, transmeton Indeksonline.

Ish-zëvendëskryeministri ishte i fundit në listën e deputetëve të VV-së.

Tash në qeverinë e re Besnik Bislimi do të jetë zëvendëskryeministër dhe Donika Gërvalla zëvendëskryeministre. /Indeksonline/