21:08 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Haki Abazi me akuza të rënda ndaj LDK-së: Pse asnjë rast s’u zbulua ndaj vrasjeve të pasluftës? Tani e di!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi vazhdon me akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai pasi Isa Mustafën e quajti antiamerikan e antishtet, tani vjen me një postim tjetër.

“Gjithëmonë kam shtruar pyetje pse as edhe një rast i vetëm i të vrarëve të LDK për 20 vite nuk është gjetur, as edhe një hetim nuk është bërë. Tani në fakt e kam kuptuar pse dhe në dorë të kujt ka mbetur LDK. Nesër LDK e mbetur i bashkohet Thaçit dhe PDK kundër interesit të vendit dhe për vazhdimin e kapjes së shtetit. Për cilin opcion kanë votuar votuesit? Jo për vazhdimin e kapjes sigurisht”, shkruan Abazi.