75 Mall Live Search
00:00 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Haki Abazi nuk përmbahet, e quan Isa Mustafën komunist parazit

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, nuk është përmbajtur teksa e ka quajtur liderin e LDK-së, Isa Mustafën, ‘komunist parazit’.

Ai e ka krahasuar Mustafen me Rrahman Morinën.

“Kur flet një komunist parazit, i cili nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje; dhe ai flet për rregullat e ekonomisë së tregut dhe vlerat demokratike, më kujton fjalët e Rrahman Morinës se këtu ka hyrë një dreq i madh. Po duket se tanimë e kemi gjetur por nuk është një por është edhe Bukoshi dmth kanë qenë tre në shërbim të kryedreqit”, ka shkruar Abazi.