14:03 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Haki Rugova i lë komente në Facebook Isa Mustafës: Respekt, ke të drejtë, jam dëshmitar!

Kryetari i Istogut, dhe nënkryetari i LDK-së në largim, Haki Rugova, ia ka konfirmuar mbështetjen Isa Mustafës.

Ka qenë Mustafa që me një shkrim të gjatë ka folur për rezultatin e zgjedhjeve, arsyet e disfatës dhe të ardhmen politike të LDK-së.

Rugova në statusin e Mustafës ka thënë se ai ka të drejt dhe se meriton respekt.

Madje, Rugova se ka lënë me kaq, duke i thënë se është e vërtetë ajo që po e flet.

Në një koment tjetër, numri një i Istogut thotë se ka qenë dëshmitar, duke mos vazhduar më tej se për çka bëhet fjalë./Indeksonline/