75 Mall Live Search
09:04 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Haki Rugova: Komuna e Istogut është e mobilizuar, s’ka nevojë për panik

IKSHPK ka njoftuar mbrëmë pas mesnate për një rast të ri me koronavirus duke e çuar në 16 numrin e të prekurve.

Haki Rugova, kryetar i Istogut, ka thënë që situata në komunën e Istogut është normale dhe nuk ka nevojë për panik.

“Situata është e njëjtë kudo në Kosovë, përveç atyre që janë në karantinë. Komuna është mjaft e mobilizuar për situatën dhe jam duke punuar çdo ditë”, tha ai.

Sipas Rugoves ekipet mjekësore, policia janë aktiv dhe rregullat e vendosura nga institucionet shëndetësore po mundohen t’i zbatojnë duke u munduar t’i bindin qytetarët që t’i respektojnë.

“Dy familje Kovrabë të Istogut të izoluar – është një familje në fshatin Kosh në Klinë në atë pjesën ku ka ekzistuar Karitasi italian. Ajo familje është e izoluar, janë duke e reespekutar policinë dhe vetizolimin e tyre, gjendja e tyre është nën kontroll. Është edhe një familje tjetër, shumica e tyre janë raste të dyshuara që mund të jenë të infektuar”.

“Ka qenë përkrahje shtesë, ekipet tona kanë qenë në kufi me malin e zi kanë bërë kontroll 24 orë, tash janë në spitale. Presim sot mjete shtesë për mbrotje edhe të personelit dhe të qytetarëve. Barnatoret funksionojnë dhe janë të furnizuara, jo edhe aq sa duhet edhe marketet janë në funksion dhe nuk shihet ndonjë mungesë e furnizimeve”.

“Nuk ka panik është një drojë normale te njerëzit, lëvizjet janë të reduktuara, janë bizneset e vogla që punojnë por edhe ato nuk mund ta kenë gjatë”.

“Jam i kënaqur me sjelljen e qytetarëve konform qytetarëve, por përsëri u bëj thirrje që të mos ketë panik. Furnizimet me ushqime deri tani nuk ka panik. Ka rezerva shtetërore edhe në raste të situatave më të rënda të cilat nuk i pres dhe besoj që nëse jemi të kujdesshëm nuk do të ketë”.