75 Mall Live Search
12:49 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haki Rugova rizgjidhet kryetar i LDK-së Istog

Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Istog e ka rizgjedhur kryetar të degës, Haki Rugovën.

Pjesë e kuvendit zgjedhor ishin edhe dy deputetët, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj.

Rugova do të udhëheq me LDK-në në Istog edhe për një mandat katër vjeçar.

LDK sot e mbaroi kuvendin zgjedhor edhe në qytetin e Pejës, ku atje u rizgjodh kryetar, Gazmend Muhaxheri./Indeksonline/