Haki Rugova thyen heshtjen, tregon nëse e përkrah Ilir Feratin për kryetar të Istogut

Ilir Ferati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës i është futur garës për kryetar të Istogut në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Por që kryetarit aktual të Istogut, Haki Rugovës duket se nuk i ka mbetur hatri që nuk është nominuar sërish për këtë pozitë.
Në një prononcim për Indeksonline, Rugova pohoi se e përkrah plotësisht Feratin për kryetar të komunës që ai tashmë udhëheq.
“Po sigurisht që e përkrahi. Mendoj që është kandidat i fortë dhe do t’i fitojë zgjedhjet. Unë si kryetar aktual dhe si kryetar dege, po ashtu edhe Kryesia dhe strukturat e LDK-së e përkrahin Ilir Feratin për kryetar të Istogut“, u shpreh Rugova.
Në komunën e Istogut pritet të jetë një garë interesante mes kandidatëve për kryetar komune.
Përveç Ilir Feratit nga LDK, në garë do të jenë edhe Bekë Berisha nga AAK, Agron Avdijaj nga LVV si dhe Ali Nimanaj nga PDK./Indeksonline/