75 Mall Live Search
11:49 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / B O

Haki Rugova vdiq në këtë shtet të Evropës, vuante nga kanceri

Ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Rugova ka vdekur në një nga spitalet e Austrisë.

Ish-kryetari i Istogut kishte disa javë që po qëndronte në Austri, ku më pas i ishte keqësuar gjendja shëndetësore.

Rugova vuante që një kohë nga kanceri në fyt, ndërsa tre ditë para vdekjes kishte rënë në koma.

Haki Rugova udhëhoqi komunën e Istogut dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në Istog për dhjetë vite me radhë.

Rugova ishte kryetar i degës së LDK-së në Istog, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i LDK-së në nivel qëndror./Indeksonline/