75 Mall Live Search
19:02 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Hakim Ziyech e ‘godet’ Arsenalin, pas transferimit te Chelsea

Futbollisti Hakim Ziyech edhe zyrtarisht e ka përfunduar transferimin e tij nga skuadra e Ajaxit te gjiganti anglez, Chelsea.

Shuma e transferimit besohet që është 45 milionë euro kurse futbollisti pritet të bashkohet me Chelsea gjatë kësaj vere.

Pas këtij transferimi ka folur edhe vet futbollisti duke thënë “Po, unë jam shumë i lumtur që u bashkova me Chelsea, një nga klubet më të mëdha në Evropë, në garën më të mirë në botë Premier League. Është e vërtetë që ka pasur interes nga Arsenali por ata janë një klub që nuk më bëri kurrë të ëndërroj si Chelsea”.

Ziyech është transferimi i parë i Frank Lampard si trajner  i Chelsea./Indeksonline/.