Hakimi akuzohet për përdhunim, 24 vjeçarja e lajmëron në polici

Achraf Hakimi u akuzua për përdhunim. Kjo është raportuar nga Le Parisien.
Gazeta franceze ka shkruar për një vajzë 24-vjeçare e cila u paraqit në stacionin e policisë së Nogent-sur-Marne duke treguar dhunën seksuale të futbollistit të PSG-së.
Sipas Le Parisien, viktima shkoi në stacionin e policisë, megjithatë, jo për të raportuar incidentin por vetëm për të treguar për të.
Gjithçka nisi me një mesazh në Instagram që daton që nga janari i kaluar për të arritur në takimin fyes të shtunën e kaluar në shtëpinë e Hakimit. /IndeksOnline/