Hakimi lëndohet rëndë me Kombëtaren e Marokos

Skuadra e Marokos e fitoi mbrëmë ndeshjen ndaj Afrikës Qëndrore me rezultat final në 4:1, duel ky që i takoi rundit të tretë të Kupës së Afrikës.
Në këtë ndeshje u lëndua mbrojtësi i Interit, Hakimi, pasi shënoi golin e parë për Kombëtaren e tij në minutën e 10’të të takimit, shkruan IndeksOnline
Lëndimi i tij dukej i rëndë, pasi në një tenativë për të shënuar, Hakimi u lëndua nga portieri kundërshtar, nuk dihet ende shkalla e dëmtimet, por si duket pritet t’i mungojë gjatë klubit të Interit.