10:11 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Hakmarrja e Universit”: Çfarë është karma dhe ligji i saj?

Cili është ai fat që rregullon jetët tona, që alternon momentet negative dhe pozitive? Le të shohim se nga buron parimi shkak-pasojë, si funksionon dhe si ta kuptojmë e udhëheqim karmën tonë.

Ka momente në jetë në të cilat shpresojmë që diçka pozitive të ndodhë, ose mbase dikush që na ka lënduar, të ndëshkohet nga një ligj kozmik. Në këto situata i drejtohemi karmës, një fjalë që përdoret në gjuhën e përditshme, por jo të gjithë e dinë nga vjen dhe çfarë do të thotë ekzaktësisht.

Sipas disa feve të lashta, karma është një parim i shkakut dhe pasojës, ku pretendon se çdo veprimi i keq ose i mirë ndiqet nga një pasojë e keqe ose e mirë. Ky koncept parashikon se ekziston një ligj armik që i jep kuptim sjelljes së njerëzve dhe asaj që ndodh dhe ka origjinë të lashtë.

Karma në gjuhën e zakonshme

Në gjuhën e  zakonshme shpesh dëgjojmë të emërtohet karma në fraza si “Lërja në dorë karmës” apo “Është karma ajo që të ndëshkon”. Kuptohet si një fat që balancon gabimet në botë falë një parimi shkak pasojë, por në kuptimin e një hakmarrjeje universale, ndonjëherë si një ide që Zoti i sistemon gjërat vetë.

Në të vërtetë, karma është e lidhur me filozofinë orientale dhe idenë e rimishërimit e cila në fakt thekson se nëse një person kryen një veprim, pasojat do ta ndjekin në jetën tokësore, por edhe në atë të përtejme. Prandaj, ky koncept na jep shpresën se nëse sillemi në mënyrë pozitive, diçka e bukur do të na ndodhë.

Mendimi i një ligji karmik ende ushqen shpresën e përbashkët se ekziston një  motiv, veçanërisht në periudhat e errëta të jetës.  E njëjta gjë e shtyn njeriun të sillet mirë, të bëhet versioni më i mirë i vetvetes,  në mënyrë që të marrë mbrapsht pasojat pozitive.

Domethënia e origjinës së karmës

Termi karma rrjedh nga Sanskritisht dhe mund të përkthehet si ‘veprim’ ose ‘detyrim’. Kuptimi më i kompletuar që kjo fjalë ka marrë në reiligjonet dhe filozofit orientale nga të cilat rrjedh, është akti i qenieve humane që shkojnë drejt fundit të një aksioni të lidhur me parimin shkak-pasojë  që lidh qeniet me ‘Samsara’, d.m.th cikli i jetës, vdekja dhe rilindja. Sidoqoftë, ekziston koncepti i vullnetit të lirë, gjë që na bën të kuptojmë se zgjedhjet që bëjmë përcaktojnë rrjedhën e karmës. Në kulturën perëndimore është ruajtur më saktë ky kuptim falë Yoga-s.

Ekzistojnë tre tipologji të ndryshme të karmës, e cila nuk vepron vetëm individualisht. Karma e familjes ka të bëjë me veprimet e të gjithë bërthamës familjare, në të tashmen dhe të shkuarën. Ky kolektiv përfshin edhe fqinjët, pra gjithë grupin pranë një individi. Karma botërore i përket gjithë botës, lidh të gjithë njerëzit mes tyre. Roli i secilit individ është thelbësor për pasojat në gjithë botën.

Karma e ka origjinën nga tekstet e shenjta të Brahmanizmit, të quajtur Vedic Upanisads dhe është baza e Budizmit, Hinduizmit, Janizmit dhe kulteve të tjera orientale. Megjithëse kuptimi kryesor është univokal, në fe të ndryshme merr kuptim paksa më të ndryshëm.