Hakohet Facebooku i Driton Selmanajt

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka njoftuar se faqja e tij në Facebook është hakuar.
Selmanaj ka njoftuar se rastin do ta paraqes edhe në Polici.
“Ju njoftoj që ka disa ditë që adresa ime zyrtare në facebook është cak i sulmeve kibernetike nga persona të papërgjegjshëm.
Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresen time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër. Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nisi procedurat policore.
Prandaj të dashur miq dhe ndjekës në facebook, që nga e hëna e kaluar gjithqka që është postuar në faqen time nuk është e postuar nga unë. Ju kërkoj ndjesë nëse ju kanë shqetësuar.
Shpresoj ta rikthej së shpejt” shkruan Selmanaj në njoftim./Indeksonline/