75 Mall Live Search
09:02 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hakohet faqja e klubit të madh brazilian, zyrtarizohet Messi si futbollist i tyre


Faqja zyrtare  e klubit brazilian, Cruzeiro ka qenë cak i disa hakerave, ku edhe kanë zyrtarizuar Messin.

Për pak çaste tifozët e klubit brazilain mbetën të habitur, pasi në faqen e klubit shkruante, “Zyrtare: Messi firmos kontratë me Cruziero”, përcjellë IndeksOnline

Ndërkaq, tutje kishin shkruar edhe një deklaratë, kinse ta ketë thënë Messi për ta.

“Jam shumë i lumtur që gjendem në Cruzeiro” citohet deklarata e rrejshme e Messit në faqen zyrtare. “Është nder për mua që do të jem pjesë e ekipit të trajnerit, Enderson Moreiras. Shihemi së shpejti, nuk po më pritet të luajë në Mineirao Stadium!”.

Kujtojmë se Messi ishte njeriu kryesor i kësaj jave në çdo rrjet social dhe gazeta botërore, me lajmet se ai po largohet nga Barcelona.