22:43 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / MSH

Dashuria për Llapin bën bashkë Halil Kastratin e Agim Veliun

Humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati, ishte prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për të përkrahur KF Llapin në ndeshjet kualifikuese të Konferencë Ligës.

Pranë tij ishte edhe ish-kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veli8u.

Të dy bënë tifo të flaktë për Llapin, duke brohoritur në ndeshjen që ndjeken nga afër, raporton Indeksonline.

Rrugëtimi i Llapit në Konferencë Ligë përfundon sonte, ndonëse arriti të nxjerrë një barazim (2-2) me skuadrën nga Podgorica, Buducnosti.

Llapi kishte pësuar humbje në ndeshjen si musafir, me disavantazh 2-0./Indeksonline/