21:00 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Halil Kastrati e bën me banesë veteranin e luftës në Kumanovë


Bamirësi i mirënjohur Halil Kastrati bashkë me shoqatën e tij ‘ Jetimat e Ballkanit’ po vazhdon misionin e tij për të i ndihmuar familjet e varfra.

Kësaj radhe ai ka qenë në Maqedoni, saktësisht në qytetin e Kumanovës, ku e kabërë me banesë familjen Ademi, shkruan Indeksonline.

Shoqata Bëmirëse ‘Jetimat e Ballkanit’  postoi videon nga momenti kur vizituan dhe i kumtuan lajmin e gëzueshëm familjes.

Në video shihet gjendja e rëndë e familjes shtatë antarëshe . KryefamiljariRexhep Ademi është veteran i luftës.

Babai i tij është i sëmurë nga kanceri dheështë i shtrirë në shtrat. Përveç babit, Rexhep Ademi ka të sëmurë, nënën, gruandhe vajzën tre vjeçare. 

Momentin kur Halil Kastrati i kumtoi lajmin e madh, gjithë familja u përlotën.

Veprimtaria e Kastratit dhe shoqatës së tij i ka rënë në sy edhe mediave ndërkombëtare ku kanë shkruar për të./Indeksonline/