Halil Kastrati i bën bashkë politikanët kosovarë të të gjitha partive
Bamirësi kosovar, Halil Kastrati i ka bërë bashkë politikanët e të gjitha partive bashkë, një ditë para festës të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Para ceremonisë të njoftimit të dhurimit të 17 çelësave në ditën e nesërme, me Kastrati janë parë Rexhep Selimi i Vetëvendosjes, Bali Muharremaj i AAK-së, Mërgim Lushtaku i PDK-së, Xhafer Tahiri i LDK-së, si dhe kryetari i Skënderajit, Bekim Jashari./Indeksonline/
