75 Mall Live Search
14:56 / E Enjte, 01 Janar 2026 / KV

Halil Kastrati jep detaje, kaq shtëpi dhe banesa i ndërtoi në 2025

Halil Kastrati ka publikuar rezultatet e punës së Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” për vitin 2025, duke e nisur me mirënjohje për mbi 300 mijë donatorë shqiptarë që kanë kontribuar në projektet humanitare gjatë vitit.

Ai ka theksuar se çdo sukses i takon Zotit dhe falë kontributit të njerëzve të mirë.

Sipas të dhënave të prezantuara, gjatë vitit 2025 janë ndërtuar 45 shtëpi dhe janë dhuruar 6 banesa për familjet në nevojë.

Po ashtu janë siguruar 320 mijë shujta ushqimore, 2,550 pako ushqimore dhe janë ndihmuar 39 raste shëndetësore.

Ndërkohë, 1,000 jetimë janë mbështetur me pagesë mujore, dhe janë therur 8,336 kurbana për shpërndarje.

Nga projektet infrastrukturore të përfunduara përmenden QKMF në Mitrovicë, qendrat për të moshuar dhe bujtinat për studentë me kuzhina humanitare në Podujevë e Gjilan, si dhe kuzhina humanitare për nxënësit në Kamenicë.

Në Suharekë është realizuar therrtorja gjigande, ndërsa është në ndërtim Qendra e Zjarrfikësve dhe projekte të tjera humanitare në Prizren.

“Zoti kurrë mos ju humbtë”, ka shkruar Kastrati, duke e mbyllur publikimin me falënderim për të gjithë ata që kontribuan drejt ndihmës për familjet në nevojë.