75 Mall Live Search
14:43 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Halil Kastrati merr Çelësin e qytetit të Lipjanit

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se sot i ka dorëzuar humanistit Halil Kastrati, Çelësin e qytetit të Lipjanit.

“Sot zyrtarisht kam dorëzuar Çelsin e qytetit të Komunës së Lipjanit dhe kemi shpallur “Qytetar nderi”, humanistin nga shoqata bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thënë se është nder dhe krenari për Lipjanin që po shpallin “Qytetar nderi” humanistin Halil Kastrati në shënimin e 12- qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit.

Humanisti Kastrati së bashku me shoqatën e tij, “Jetimat e Ballkanit”, ka ndihmuar qindra familje në nevojë në territorin e Komunës së Lipjanit./IndeksOnline/