15:31 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Halil Kastrati ndihmon familjen 8 anëtareshe në Shtime, këto ishin fjalët e Albionit që e bën të qajë

Hoxhë Halil Kastrati njihet për kontributin e tij që t’u dalë në ndihmë shumë familjeve në nevojë.

Shumë familje shqiptare janë falënderues për ndihmën që u ka ofruar ai.

Por këtë herë Halil Kastrati ka vizituar një familje në komunën e Shtimës, të cilëve do t’u ndërtohet shtëpia e nisur sot, transmeton Indeksonline.

Madje ai ka treguar se si është shprehur një fëmijë i kësaj familje, duke e falënderuar atë pasi familja në fjalë ka nevojë për shtëpi dhe babai i fëmijës është i sëmurë.

Postimi i plotë i Halil Kastratit:

Faleminderit o Zot qe me ndegjove

Xhaxhi Halil qe sa here jam tuj than Zotit qoma xhaxhin Halil se babi eshte smut e na skena shpi

Sot erdhe ti e une u gezova shume?

Keto ishin fjalet e Albionit qe na bene me lote te gjitheve, djalit te hasretit te familjes 8 anetareshe qe ju nis shtepia sot ne fshatin Zborc te komunes se shtimes

Banires Zoti ju shperblefte