75 Mall Live Search
22:12 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Halil Kastrati tregon se a merr pagë mujore nga ‘Jetimat e Ballkanit’

Humanisti, Halil Kastrati ka treguar në emisionin “Oxygen” se ka një rrogë nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, mirëpo, atë nuk e merr çdo muaj pasi që merr shumë dhurata.

“Kemi donator enkas që na mbajnë neve si staf që merren. Secilin prej neve ka një rrogë duke më përfshirë edhe mua”, është shprehur Kastrati.

“Qe një vjet nuk marr rrogë për arsye se kam shumë dhurata dhe kam thënë që pasi që unë marr dhurata rroga të shkon për familjet në nevojë” ka thënë mes të tjerash ai.

Kastrati ka thënë se është shumë transparent me punën që e bënë. Ai ka thënë se nëse çdo person dyshon në humanitetin e tij le të shkojnë tek prokurori.