75 Mall Live Search
13:44 / E Martë, 23 Mars 2021 / k.v

Halil Matoshi e vlerëson lartë aktin e Hotit kur ia dorëzoi detyrën Kurtit

Ish-zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Halil Matoshi e ka vlerësuar lart veprimin e shefit të tij, Avdullah Hotit kur ai i dorëzoi detyrën kryeministrit Kurti me ceremoni shtetërore.

Sipas Matoshit, këtë nuk e kishte bërë Kurti, transmeton IndeksOnline.

Statusi i plotë i Matoshit:

LDK-ja âsht aset kombëtar i Kosovës, e patundun në idenë e shtetit për tre dekada, anipse po jeton ni periudhë të shtirë!

Avdullah Hoti mund të mos jetë kryeministri ma i mirë, por po qe fati dhe “psikosomatika e frymës së kohës” (Peter Sloterdijk) ishin kundēr tij, së këndejmi ishte ni kryeminister normal në rrethana jonormale!

Akti i tij i sotshëm, kur u ngrit në naltësinë e detyrës, tue ia dorëzue postin kryeministrit Kurti me ceremoni shtetnore (gjâ që Kurti s’e bani!?) paraqet kulturë politike dhe shkollë prej burrë shteti!