11:19 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Halil Matoshi, paralajmëron ardhjen e Ramush Haradinajt president

Zëvëndësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Halil Matoshi ka paralajmëruar ardhjen e Ramush Haradinajt president i vendit.

Me një status në Facebook, Matoshi ka publikuar një foto të Erion Veliajt dhe Ramush Haradinajt, duke e quajtur liderin e partisë së tij dhe lider të ardhshëm shtetëtor.

“Dallimi midis liderit që âsht i lindun me bâ historinë e shtetit dhe atij që thjesht qeverisë âsht gama e guximit politik baraspeshu me interesin kombëtar…
(Me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, 2019)” shkruan Matoshi në Facebook./Indeksonline/