75 Mall Live Search
23:25 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Halil Matoshi përmend tri pikat më të forta të Ramush Haradinajt për president

Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt dhe zëvendësministri i MKRS-së, Halil Matoshi në një postim në Facebook ka përmendur tri pikat më të forta të Haradinajt për të marrë postin e presidentit, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se Haradinaj ka mision dhe është përtej zhurmës e shantazhit paraelektroral, shkruan IndeksOnline.

“Haradinaj tash e tre vjet e përballi me sukses (ndonëse paguajti çmim të lartë politik) idenë e ndarjës së vendit, të përkrahur qoftë edhe me heshtjën e tyre lapidare nga azganët që sot “nuk kanë votë për Haradinajn”!?”, tha Matoshi.

Postimi:

Mbështetësit e idesë së ndarjës së Kosovës mësyjnë Presidencën!?

1.

Ramushi është autoritet moral për këta që dje heshtën ndarjën e vendit – e sot qesin flakë kah goja për integritetin territorial!

Ata që u frikësuan të flasin dje, shfaqen me mburravecëri sot.

Ramushi tashmë ka folur, dje.

2.

Disa parti kosovare kanë probleme me imazhin e tyre publik, për kētë Ramush Haradinaj nuk është fajtori!

U duhet autoanalizë e jo zhvendosje e vëmendjës nga gjendja e tyre,  gati të pashpresë, duke thënë të pavërteta për liderin e AAK-së.

3.

Derisa eksponentë të partive politike (kryesisht atyre që janë në rënie të lirë sa i përket imazhit publik dhe perceptimit zgjedhor) ngrihen kundër kandidimit të Ramush Haradinajt për President të Kosovës duke deklaru se nuk kanë vota për Harafinajn (kanë pasë vota për persona kontrovers e pa shkathtësi e dije politike) lënë të kuptohet se do të votojnë psh. ndonjërin/njerën nga lobistët për ndarjen e Kosovës, ndonjërin nga “Klani Pronto” ose dikë nga “Revolucioni pandemik žižekist”!?

Sepse letra më të forta nuk kanë në lojë!?

Ramushi nuk përket në këto profile.

Ai është përtej zhurmës e shantazhit paraelektoral.

Ka mision.

Siç ishte dje në flakët e luftës për të drejtën tonë, sot është mburoja e fundit para ekspansionit diplomatik serb që mësynë zhbërjen e entitetit juridik-politik të quajtur Republika e Kosovës!

Haradinaj tash e tre vjet e përballi me sukses (ndonëse paguajti çmim të lartë politik) idenë e ndarjës së vendit, të përkrahur qoftë edhe me heshtjën e tyre lapidare nga azganët që sot “nuk kanë votë për Haradinajn”!?