Halil Thaçi prezanton kabinetin e tij qeverisës në Obiliq
Kryetari i Obiliqit ka bërë të ditur emrat e drejtorëve që të jenë pjesë e ekipit të tij 4 vjeçar.
Të nderuar qytetarë,
Sot po e prezantoj kabinetin e ri të komunës sonë. Ky është ekipi që do të mbajë përgjegjësi për punët e përditshme të institucionit dhe për shërbimet që ju i merrni çdo ditë. Ne do të punojmë me seriozitet, me qetësi dhe me ndershmëri, sepse besimi që na keni dhënë na obligon.
Përbërja e ekipit është:
Berat Gashi – Nënkryetar
Sami Ahmeti – Kryesues i Kuvendit Komunal
Bashkim Gashi – Shef i Kabinetit
Sevdije Berisha – Drejtoreshë e Arsimit
Ariana Grajqevci – Drejtoreshë e Administratës
Besnik Krasniqi – Drejtor i Ekonomisë dhe Financave
Albertina Dedinca – Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Ilire Kelmendi Shema – Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Valon Svirca – Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave
Naim Shalaku – Drejtor i Infrastrukturës Lokale
Rinor Kurteshi – Drejtor i Mjedisit
Arif Pllana – Drejtor i Inspekcionit
Ky ekip do të kujdeset që puna të ecë drejt, shërbimet të përmirësohen dhe qytetarët të trajtohen me dinjitet.
Ju falënderoj për besimin.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi.

