Halilaj i AAK-së me synime serioze në legjislaturën e ardhshme
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Durim Halilaj, ka shprehur mirënjohje për strukturën e partisë, kryetarët e nëndegëve, aktivistët, shokët, dhe familjarët, që e përkrahen përgjatë kësaj fushate.
Ai tha se mbështetja e tyre i ka dëshmuar se edhe fushata mund të zhvillohet me dinjitet, respekt dhe standard të lartë.
“Jam në politikë sepse besoj fuqishëm se politika duhet të jetë shërbim publik, përgjegjësi morale dhe instrument real që përmirëson jetën e qytetarëve.
Me mbështetjen tuaj, përmes një përfaqësimi parlamentar serioz, synoj të kontribuoj në zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e një kohezioni shoqëror që na bashkon rreth interesit të përbashkët” u shpreh Halilaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të dashur bashkëqytetarë të Gjakovës dhe anembanë Kosovës,
Në mbyllje të kësaj fushate, dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë strukturën e Aleancës, kryetarët e nëndegëve, aktivistët, shokët, miqtë dhe familjarët. Mbështetja juaj e palëkundur ka dëshmuar se edhe fushata elektorale mund të zhvillohet me dinjitet, respekt dhe standard të lartë.
Çdo mesazh, çdo duartrokitje dhe çdo fjalë inkurajuese më ka forcuar bindjen pse kam zgjedhur t’ju përfaqësoj. Ky rrugëtim nuk është vetëm imi, është i yni.
Jam në politikë sepse besoj fuqishëm se politika duhet të jetë shërbim publik, përgjegjësi morale dhe instrument real që përmirëson jetën e qytetarëve.
Me mbështetjen tuaj, përmes një përfaqësimi parlamentar serioz, synoj të kontribuoj në zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e një kohezioni shoqëror që na bashkon rreth interesit të përbashkët.
Nesër, vendimi është në duart tuaja. Le ta shndërrojmë këtë besim në veprim dhe këtë veprim në ndryshim real për Kosovën tonë.
I juaji Durimi
Voto 129 AAK
Voto 1 Ramush Haradinaj
Voto 110 Durim Halilaj

