Halili ndërron klubin por jo ngjyrat, do t’i bashkohet Tiranës
Mbrojtësi kosovar, Diar Halili do të largohet nga futbolli kosovar.
IndeksOnline mëson se Halili do të vazhdojë karrierën në Shqipëri, te skuadra e KF Tiranës.
Marrëveshja do të jetë një huazim, deri në fund të këtij sezoni.
Halili, numëron 33 paraqitje me Prishtinën ku gjatë këtyre viteve ka fituar Kupën e Kosovës sezonin e kaluar./IndeksOnline/

