Halimi mund të largohet nga Gjermania gjatë janarit

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi është duke kërkuar skuadër të re në afatin kalimtar të janarit.
26 vjeçarit i skadon kontrata me Sandhausenin në fund të këtij edicioni.
Halimi është kthyer në fushë pak ditë më parë, pasi mungoi disa muaj për shkak të lëndimit dhe koronavirusit, shkruan Indeksonline.
Sivjet, ka luajtur vetëm 14 minuta në Bundesliga 2.
/Indeksonline/