10:02 / E Martë, 09 Mars 2021 / Blerim

Halimi: Nga Superliga te Chelsea? Sigurisht që ishte e pamundur!

Betim Halimi po kalon një sezon të mirë në skuadrën ukrainase, Olimpik Donetsk.

Portieri i Kombëtares së Kosovës gjatë një interviste për “Koha shtesë” ka treguar për përvojën që ka pasur sa ishte pjesë e Akademisë së Chelseat, shkruan IndeksOnline.

Halimi ishte në prova te Chelseat, po nuk arriti të bënte vend.

“Sigurisht se nga Kosova në Chelsea është vështirë dhe e paarritshme. Atje është një nivel krejt tjetër, një nivel dukshëm më i lartë”, ka thënë Halimi.

Ish-portieri i Dritës dhe Vllaznisë së Pozheranit për shkak të formës së mirë, shpreson që të jetë në listën e Bernard Challandesit për ndeshjet e muajit mars, ndaj Suedisë dhe Spanjës./IndeksOnline/