Halimi përmbys gjithçka, kalon ekipin e tij në epërsi
Sandhausen është duke fituar ndaj Holsten Kiel me rezultat 2:1.
Golin e avantazhit për vendasit e shënoi mesfushori kosovar, Besar Halimi në minutën e 55-të.
Pas një gabimi në mbrojtje përfitojnë bukur vendasit dhe Besar Halimi e mposht portierin kundërshtar duke përmbysur rezultatin.
Besar Halimi ka shkëlqyer me Kosovën, ndërsa kohëve të fundit po ka vazhdimisht minuta në ekipin e tij./Indeksonline/