15:17 / E Diele, 02 Korrik 2023 / AR

Halimi: Si në opozitë, edhe në qeveri, prosperimi i vendit s’ka qenë dhe s’është prioriteti i Kurtit

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se si në opozitë, ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit s’ka qenë dhe s’është prioriteti i kryeminisrit Albin Kurtit.

Halimi është shprehur se Kosova është i vetmi shtet evropian nën sanksione.

“Kosovës që i duhej perspektivë e qartë e afirmimit ndërkombëtar, çdo ditë po i mbyllet një derë, derisa Albin Kurti dhe garnitura e tij qeverisëse po na thonë se masat e BE-së janë të padrejta. Por në këtë situatë, kur Kosova po vihet nën masa kufizimi, fare nuk ka rëndësi aspekti moral i çështjes, se kush ka të drejtë!?”.

“Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij – pa zgjedhë mjete – edhe përmes fake neës, dhunës dhe popullizmit. Nga moskoordinimi me aleatët, në përshkallëzim e sanksione e drejt izolimit. Kjo është fotografia aktuale e vendit tonë: I vetmi shtet evropian nën sanksione! Krejt dhe drejt, autoritarizmit”, thuhet në shkrimin e saj në Facebook.